dhoksat
Dhoksati është një nga fshatrat më të vecantë dhe autentikë të zones së Lunxhërisë. Ai ruan ende historikun e tij të shtëpive, kalldrëmet, banesat dhe disa atraksione e monumenta kulture të tjera. Disa banesa ne kete fshat datojne ne periudha te hershme, gjate vizites tone pame banesen e Koço Çuçit, monument kulture.
Banesa ndodhet në qendër të fshatit Dhoksat, banesa daton në vitin 1860 kjo dallohet në dy gure të ndryshme të banesës. Banesa është me dy kate dhe në katin e sipërm ajo ka një qoshk që del në formë erkeri. Banesa është e ndërtuar me gurë të zi. Dritaret e fasadës janë me dru dhe me hark guri sipër tyre.
Dyshemetë e ndërkatit janë të shtruara me dru. Gjithashtu banesa të tjera në këtë fshat monumente kulture janë banesa e Sevo Marës, porta e banesës Gogo. Në fshatin Dhoksat gjejme Kroin me Bendin dhe Kroi i Lagjes së poshtme. Kroi me Bendin ndodhet në Dhoksat në qendër të fshatit. Këtu ndodheshin dy kroje të pambuluar. Kroi është i ndërtuar me dy harqe të verbër, me dy lugje guri. Qastra është ndërtuar me pllaka guri në këmbë me vrima rrethore prej nga uji shpërndahet nëpër dy tre degëzime. Kroi i Lagjes se poshtme është i mbuluar me qemer cilindrik, një mbulesë rasash luan rolin e catisë me një kullim uji. Kroi furnizohet me ujë nga dy burime në qendër të fshatit, rreth 200 m larg,me anën e tubave prej qeramike. Uji del në krua nëpërmjet dy lugjeve të gurta. Këto rezervuare për grumbullimin e ujit të krojeve për vaditje në Lunxhëri, quhen gjithashtu bende. Bendi i kroit të Lagjes së Poshtme të Dhoksatit me anën e një kanali të hapur, 2,5 km të gjatë vadiste 2-3 ha tokë. Nëportalin Asig duke përdorur QR – Code e fshatit Dhoksat do të gjeni të dhënat dhe shërbimet gjeohapësinore, të ofruara nga autoritetet publike përgjegjëse.