kakoz

Kakozi është një fshat në krahinën e Lunxhërisë – Gjirokastër. Lartësia mesatare mbidetare e fshatit është 350m. Lehtësisht në të zbresin erërat e ftohta të veriut dhe të malit, të cilat kushtëzojnë një klimë me lagështi e me temperatura më të ulta në dimër, e më të larta në verë. Kufijtë gjeografikë të fshatit janë: në Lindje kreshta e malit të Lunxhërisë, nga jug-lindja dhe jugu kufizohet me fshatin Gjat, nga veriu dhe veri-lindja kufizohet me fshatin Karjan, duke i ndarë përroi i Hosit, dhe në perëndim kufizohet me lumenjtë Nimicë dhe Drino.