karjan

Karjan është një fshat në rrethin e Gjirokastrës, 11 Km larg nga qyteti, në lartësi 300m nga nivelin e detit, dhe nën malin e Lunxherisë. Ka një shesh qëndrore, dy kisha, dhe rreth 90 shtëpi. Karjani eshte shume afer me Hosin aty ku behet furnizimi me uji të pijshëm i fshatit por edhe i qytetit të Gjirokastrës. Ne Karjan ndodhet kisha e shen Parashqevise ose ndryshe kisha e Shen e Premte, qe daton ne vitin 1836 dhe eshte rindertuar ne vitin 2004. Ne Karjan ndodhet gjithashtu dhe kisha e Shen Thanasit.