mingul

Në jug të fshatit Nokove, u gjendëm në Mingul, një fshat me pak banorë, por me një kishë akoma më të vjetër e njohur si “Shën Mëhilli”, monument kulture kategori e parë. Një nga familjet e fshatit, kanë mundësi të ofrojnë djath dhe gjizë të bërë vetë në shtëpi, pasi kanë rreth 100 dhi. Kisha ndodhet në qendër të fshatit. Kjo është një bazilikë me tre nefe e mbuluar me kupola. Ka narteksin të mbuluar gjithashtu me kupola një portik dhe ambiente të tjera në perëndim. Kjo kishë e shek. XVIII është modeste në arkitekturën e saj por megjithatë shërben si bërthamë rreth të cilës zhvillohet fshati Migul. 30 minuta në këmbë larg fshatit ndodhet manastiri i Shpërfytyrimit.  Megjithëse i mbajtur në gjendje jo të mirë është një shembull interesant i arkitekturës pasbizantine të zonës. Mbishkrimi i ndërtimit i ruajtur në brendësi mban vitin 1666. Kjo është një kishë në formë kryqi me kupolë trikonkë. Është e ndërtuar me gur poroz dhe faqet e jashtme janë dekoruar në mënyrë relativisht të pasur me harqe mbi pilastra në konkat dhe korniza të artikuluara.