nokovë

Rrugëtimi ynë në eksplorimin e fshatrave të zonës së Lunxhërisë filloi në fshatin Nokovë, i cili ndodhet në veri të krahinës Lunxhëri. Aty vizituam: Kishën e Profetit Ilia, në majë të shkëmbit, shpellën poshtë tij, e cila ofron mundësi për sistemim, ndriçim dhe fjetje me çadër, dhe kishën e Shën Gjergjit – monument kulture kategoria I. Në këtë kishë festohet shumë festa e Shën Mërisë në 14 Gusht duke u gdhirë 15-ta.
Në fshatin Nokove gjejmë dhe bendin mbi perrroin e Nokovës. Bendi është i ndërtuar poshtë fshatit mbi përroin e Nokovës ,në një distancë rreth 700m nga banesat e fshatit. Bendi me gjatësi 16 m akumulon gjatë natës një volum uji prej 400 m3. Muratura e bendit është punuar me gurë vendi të zinj e shtuforë.

Muratura e bendit është punuar me gurë vendi të zinj e shtuforë. Prita prej muri guri është në formë kontraforti.