Udhëtim me një arkitekt
Jo çdo ditë mund të rastisë të takohesh me një arkitekt dhe të mësosh më tepër për këtë profesion, një nga më të vjetrit në historinë e njerëzimit.

Për ta sjellë sa më afër këtë profesion tek të vegjlit, propozojmë realizimin e një dosje dixhitale me aktivitete për fëmijë të moshës 4 - 8 vjeç, ku ata do të eksplorojnë rreth arkitekturës së ndërtesave, ndërtimin tradicional, peizazhit dhe artit publik, i cili vjen në formën e një udhëtimi.

Qëllimi i këtij projekti është afrimi i fëmijëve me ndërtimtarinë karakteristike shqiptare dhe zhvillimi i imagjinatës së tyre. Në këtë produkt, përmes lojërave udhëzuese dhe krijuese, fëmijët do të mësojnë dhe njihen me arkitekturën tradicionale të vendit tonë dhe elementët karakteristikë përreth mjedisit ku ata jetojnë. Kjo dosje do të prezantohet në një format dixhital argëtues, informues dhe zhvillues, duke afruar një metodologji ndërvepruese aktive.
house, icon, symbol-2492054.jpg
Nëpërmjet vizatimeve dhe skicave fëmijët do të mësojnë si të krijojnë site të trashëgimisë kulturore, arkitekturë tradicionale, shtëpi muze dhe atraksionet më të bukura të Shqipërisë. Paralelisht, fëmijët do të mësojnë edhe për elementët arkitektonikë më të rëndësishëm të një ndërtese.
konkursi artisti më i mirë
Të dashur prindër!

Na dërgoni vizatimet/skica/pikturat e fëmijëve tuaj me temën "Një udhëtim me një arkitekt". Vizatimi fitues do të publikohet dhe promovohet në faqen e webit dhe në aktivitete të shoqatës tonë.
blogu jonë
Arkitektura dhe fëmijët
Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur dëgjoni termin “Arkitektura dhe fëmijët”? Në këtë artikull do t’ju tregojmë magjinë që ndodh kur fëmijët mësojnë për arkitekturën.
Ditët e hapura me Ministrinë
Projekti do të organizojë dy ditë të hapura pranë Ministrisë së Kulturës me qëllim dhënien e më shumë vizibiliteti të projektit, por në rradhë të parë mesazheve që projekti synon të përcjellë sa i përket arkitekturës.
girl, childhood, fun-2398821.jpg
Qëndrueshmeria e projektit
Ky projekt ka nje impakt afatgjatë se pari nga pikëpamja e problematikës së adresuar, fushës së zhvillimit të projektit, si dhe individit ose organizatës që e propozon. Edhe pse projekti ka një shtrirje kohore prej 5 muajsh, dosja dixhitale do të vijojë të përdoret pa afat kohor dhe do të jetë e hapur për publikun, duke e bërë këtë projekt të qëndrueshëm në kohë.
rezultatet e aktiviteteve
Aktivitetet e parashikuara në këtë projekt synojnë dhe kanë për qëllim sjelljen e një produkti pothuaj të munguar për target grupin e synuar.

Këto aktivitete, do të bëjnë të mundur afrimin e fëmijëve me botën e arkitekturës dhe njohjen e historisë kulturore të vendit të tyre.

Këto aktivitete synojnë gjithashtu rritjen e ndjeshmërisë për pasuritë kuturore, arkitekturën tradicionale dhe atë konteporane.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës