Themeluesit
Eni Cici
Eni ka fituar përvojë duke punuar për kompani të huaja si konsulente biznesi. Në organizatën tonë ajo po ofron aftësitë e saj të forta në fushën e marketingut, burimeve njerëzore dhe kontabilitetit.
Anjeza Puka
Anjeza ka punuar si koordinatore projekti për disa organizatat jofitimprurëse duke asistuar në ekipet e menaxherëve të projektit me koordinimin e të gjithë elementëve të punës. Ajo organizon projektet me qëllimin që ato të përfundojnë në kohë dhe brenda buxhetit.
Rudina Papavasili
Rudina Papavasili është një arkitekte dhe specialiste e trashëgimisë kulturore me përvojë të gjerë në planifikim urban, restaurim dhe menaxhim projektesh. Ajo ka punuar në mënyrë të vazhdueshme me Institutin e Trashëgimisë së kulturës, duke drejtuar dhe kontribuar në projekte të rëndësishme restaurimi dhe konservimi. Rudina ka ekspertizë të avancuar në menaxhimin e pasurive kulturore, koordinimin e ekipeve multidisiplinare dhe zhvillimin e strategjive të qëndrueshme për ruajtjen e trashëgimisë. Gjithashtu, ajo është e angazhuar në iniciativa ndërkombëtare dhe kërkime që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe programet UNESCO.
