we all love
nature
PROMOVIMI DIXHITAL I RRITJES SЁ ZHVILLIMIT TЁ KRAHINЁS SЁ LUNXHЁRISЁ DHE FSHATRAVE TЁ SAJ
PROJEKT IDEA
Rajoni i Lunxhërisë, një rajon me histori të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore mbresëlënëse, është një krahinë shumë e pasur për nga trashëgimia kulturore, materiale dhe jomateriale. Njësia administrative Lunxëria përbëhet nga 10 fshatra piktoreskë: Qestorat, Dhoksat, Këllez, Mingul, Nokovë, Erind, Gjat, Kakoz, Karjan dhe Valare që me ndarjen e re administrative bëjnë pjesë në Bashkinë e Gjirokastrës. Sipas të dhënave, historia e kësaj krahine nis herët, me dëshmi të trashëgimisë kulturore si rrënojat e Antigonesë, Kalaja e Leklit, Suha, Stegopulli etj. Sipas të dhënave osmane në shek. 15 në rajon janë shënuar 16 vendbanime me 675 shtëpi dhe rreth 5000 banorë. Në fillim të shek. 20 Lunxëria kishte 6422 banorë dhe në fillim të shekullit 21 kishte 7256 banorë. Shumë e përmendur për bukurinë dhe pasurinë e saj është veshja lunxhe (coha). Gruaja mbante gunën e leshtë, me ngjyrë të zezë, të zbukuruar me gajtanë me ngjyra të ndryshme; më pas u përdor coha dhe kadifeja e zezë ose blu e errët, qëndisur me fije mëndafshi e ari.
Veshjet i punonin mjeshtër vendës. Shumë e njohur është edhe vallja lunxhjote. Aktiviteti kryesor që mban gjallë trashëgiminë kulturore të zonës së Lunxhërisë është “Divani Lunxhiot” që organizohet cdo vit.
Image Slide 2
Zona të pa eksploruara më parë
Image Slide 2
Unspoiled scenery
Image Slide 1
Bukuri natyrore mbresëlënëse
Image Slide 1
Trashëgimi kulturore, materiale dhe jomateriale.
Image Slide 3
Fshatra autentikë me konfigurimin e tyre origjinal
PYETJE?
Nëse keni kureshtje për realizimin e projektit apo nëse keni ide për bashkëpunim apo pjesëmarrje na shkruani…
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës