QESTORAT

Qestorati është një fshat në Njësinë administrative Lunxhëri, Bashkia Gjirokastër, Qarku Gjirokastër, Shqipëri. Gjithashtu Qestorati është dhe një nga fshatrat ku kaloi  poeti anglez, Lord Bajroni, i cili, kur ishte 21 vjeç, ndenji gjatë 17-19 tetorit 1809 në Erind e Qestorat, përgjatë udhëtimit që frymëzoi poemën e famshme Shtegtimi i Çajld Haroldit, botuar 3 vjet më vonë, në 1812.

Të gjithë fshatrat e zonës së Lunxherise ruajnë një ose më shumë kisha të periudhës pasbizantine, të gjitha me vlera për arkitekturën dhe pikturën e kohës. Në fshatin Qestorat gjejmë disa banesa monumente kulture: Banesa e Vaso Rumbit, Banesa e Niko Zografit, Banesa e Pano Gerços. Banesa e Niko Zografi ndodhet në fshatin Qestorat shumë pranë me shkollën e parë në këtë fshat. Banesa ka në pjesën e jashtme të saj tre gurë të këndeve ( qoshe) me datimin 1873. Banesa nuk është tradicionalisht e familjes Zografi, por është e blere nga ta pas luftës së 2-të Botërore pas djegies së banesës së tyre e shumë të tjerave nga forcat pushtuese.