lunxhi

Veshja lunxhiote

Kostumi popullor i krahinës së Lunxhërisë është një prej kostumeve më të bukur të vendit tonekoleksioni. Një krenari shqiptare e kulturës tonë të pasur, të trashëguar brez pas brezi. Veshja ka një pamje aristokrate, e punuar dhe e zbukuruar me fije ari, me pulla e me sumbulla, që i japin këtij kostumi një pamje tepër madhështore.

Lunxheria gazeta

Gazeta Lunxhëria

Gazeta Luxhëria është nje botim i shoqatës atdhetare-kulturore me emrin Lunxhëria, me drejtor Llambi Zerva dhe kryeredaktor Arben Bllaci. Kjo gazetë i dedikohet aktiviteteve të zonës, shkrimeve dhe publikimeve për fshatrat e rajonit te Lunxherisë dhe risive kulturore.

355565378

Bujtina & Guesthouses

Në rajonin e Lunxhërisë, në disa prej fshatrave kryesore shumë shtëpi tradicionale janë kthyer në bujtina dhe guesthouses për turistët vendas dhe të huaj. Këto shtëpi ruajnë ende stilin e tyre arkitektonik dhe konfigurimin e tyre origjinal.

Divani lunxhiot

“Divani Lunxhot” një festival i përvitshëm, shumëplanësh  i traditës së zonës së Lunxhërisë dhe folklorit nga i gjithë Ballkani edhe këtë vit është mes eventeve më të mëdhenj të traditës në krahinat e Jugut. Këtë vit u organizua në fshatin Dhoksat.

Play Video

Agroturizëm

"Trahana Lunxhëria" është një nga prodhimet e njohura të zonës së Lunxhërisë. Sot shquhet në tregun shqiptar dhe jo vetëm në të, si një produkt artizanal, një ushqim tradicional, shumë i shijshëm, i lehtë, i shpejtë në përgatitje, një ushqim që konsumohet në çdo vakt të ditës, e sidomos në mëngjes. Produkt shumë i kërkuar dhe i shijshëm.

“Lunxhëri plot lezete
Ç’bukuri ke mbi vete”.

Si shumë krahina të tjera të izoluara, Lunxhëria është braktisur në masë të madhe. Qëllimi i projektit tonë është të promovojë nga ana dixhitale krahinën e Lunxhërisë duke krijuar një brandim online për të rritur impaktin në media sociale dhe jo vetëm, si dhe për të risjellë turistët të cilët do të marrin online informacionet për këtë krahinë. Një nga qëllimet e tjera të projektit tonë është të përfshijë fshatrat e kësaj zone në itinerare/ ture të agjensive turistike duke qenë dhe afër gjeografikisht me qytetin e Gjirokastrës. Gjithashtu ky projekt do të jetë një indikator për start up-s apo për projekte investimi në ketë zonë ku shumë shtëpi karakteristike me elementë të veçantë arkitektonike mund të rindërtohen në bujtina, hotele apo shtëpi-muze duke ruajtur elementët e vjetër. Sot në Lunxhëri jetojne 1941 banorë, ndodhen 815 ndërtesa dhe 988 banesa.

 

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

Krijimin e mjeteve shtesë të promovimit të trashëgimisë lokale dhe rajonale kulturore.

Impakti i mediave sociale sot ka një rëndësi të veçantë. Njerëzit e marrin informacionin dhe çdo risi që ndodh nëpërmjet platformave sociale online. Me realizimin e materialeve dixhitale të marketimit të zonës së Lunxhërisë, do të njihet trashëgimia kultorore e kësaj zone dhe shumë shpejt do të rikthehet në një atraksion turistik. Gjithashtu ne do të realizojme logo, flyers të personalizuara me simbole historike për çdo fshat të kësaj zone të cilat me veçantinë e tyre do të personifikojnë identitetin e tyre.

Zhvillimin e aftësisë për një shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve kulturore.

Zona e Lunxhërisë mbart një histori kulturore të veçantë, bukuri natyrore mbresëlënëse, ushqim i veçantë dhe shumë e pasur për nga trashëgimia kulturore, materiale dhe jomateriale. Projekti jonë do të afrojë të gjithë njerëzit për të parë nga afër këto resurse kulturore, do të jetë nje atraksion turistik i veçantë gjithashtu dhe për grupe turistike te huaja që vizitojnë qytetin e Gjirokastër duke bërë patjetër një ndalesë në këtë zonë.

Përmirësimi i mundësisë së vizitueshmërisë së monumenteve kultorore dhe shtëpive karakteristike të zonës.

Kjo zonë ka disa monumente dhe atraksione kulturore duke filluar që nga disa fshatra të saj si psh. Dhoksati, një nga fshatrat më autentikë të zonës së Lunxhërisë. Ai ruan ende konfigurimin e tij origjinal, kalldrëmet dhe banesat. Gjithashtu në këtë zonë gjejmë bendin mbi përroin e Nakovës i cili është një monument i trashëgimisë kulturore në Nakovë- Lunxhëri. Shumë shtëpi në zonën e Lunxhërisë janë të ndërtuara me muraturë prej guri, me vlera arkitekonike dhe kulturore duke dëshmuar nivelin e lartë mjeshtëror dhe ekonomik të zonës në periudhat e hershme.