Themeluesit

Dritan Papavasili

Dritan është një arkitekt dhe urbanist me shumë eksperiencë në projekte urbanistike dhe arkitekturore në Shqipëri dhe jashtë vendit.

IMG_7583 (1)

Eni Cici

Eni ka fituar përvojë duke punuar për kompani të huaja si konsulente biznesi. Në organizatën tonë ajo po ofron aftësitë e saj të forta në fushën e marketingut, burimeve njerëzore dhe kontabilitetit.

Anjeza Puka

Anjeza ka punuar si koordinatore projekti për disa organizatat jofitimprurëse duke asistuar në ekipet e menaxherëve të projektit me koordinimin e të gjithë elementëve të punës. Ajo organizon projektet me qëllimin që ato të përfundojnë në kohë dhe brenda buxhetit.


Blerta Dyrmishi

Blerta është një inxhiniere ndërtimi me shumë përvojë në ndërtim dhe mbikëqyrje të projekteve të ndërtimit të punëve publike në shkallë të gjerë, si rrugë, ura dhe objekte të tjera.

PHOTO-2025-05-26-14-38-06-1

Rudina Papavasili

Rudina Papavasili është një arkitekte dhe specialiste e trashëgimisë kulturore me përvojë të gjerë në planifikim urban, restaurim dhe menaxhim projektesh. Ajo ka punuar në mënyrë të vazhdueshme me Institutin e Trashëgimisë së kulturës, duke drejtuar dhe kontribuar në projekte të rëndësishme restaurimi dhe konservimi. Rudina ka ekspertizë të avancuar në menaxhimin e pasurive kulturore, koordinimin e ekipeve multidisiplinare dhe zhvillimin e strategjive të qëndrueshme për ruajtjen e trashëgimisë. Gjithashtu, ajo është e angazhuar në iniciativa ndërkombëtare dhe kërkime që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe programet UNESCO.

Besnik Grainca

Besnik është një arkitekt i interier i specializuar në projektimin dhe ndërtimin e ambienteve të brendshme për siguri, funksionalitet dhe estetikë. Ai gjithashtu merr parasysh ndërtimin e brendshëm, ndriçimin dhe mobilimin per shume struktura akomoduese.