BULEVARDI VIRTUAL I TIRANES


Ky projekt së bashku me aktivitetet e tij organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 me mbeshtetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar dhe në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja!”
Projekti është fokusuar në ndërthurjen midis tre kohëve dhe synon të angazhojë të rinjtë në njohjen e të kaluarës së qytetit ku jetojnë (e shkuara), prezantimin e tij me teknologjitë e kohës (e tashmja), e në fund krijimin e një vizioni për të renë (e ardhmja).
Thirrje date 12.08.2022

“PËR REALIZIM PROCEDURE 3 OFERTA TË SHËRBIMIT ME OBJEKT SHËRBIM REALIZIM I IMAZHEVE 3D NË KUADËR PROJEKTI” BULEVARDI VIRTUAL I TIRANËS” NGA ORGANIZATA PROSPECTIVE HABITAT, ME MBËSHTETJE FINANCIARE TË KONGRESIT RINOR KOMBËTAR DHE NË BASHKËPUNIM ME BASHKINË TIRANË’’

Mbështetur nё ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, në VKM nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”.

Shpallim thirrjen

1. Ofertë blerje shërbimi sipas zërit 3.2.1 “Realizim i imazheve 3D” të buxhetit të detajuar të projekt idesë së kontratës së Grantit datë 01.07.2022 lidhur mes palëve: Kongresi Rinor Kombëtar dhe Organizata Prospective Habitat me qëllim zbatimin e Projektit me titull “ Bulevardi Virtual i Tiranës”.

Shërbimi konsiston në realizimin e imazheve dinamike ose statike në 3D, renderimin e tyre dhe paraqitjen në virtual tour sipas detajeve si më poshtë:

• Detajim arkitektonik dhe materializim i objekteve
• Modelim në 3D
• Organizim i elementeve urbane
• Renderizim stereoskopik me cilësi të lartë për eksperiencë më reale
• Uploadim dhe virtual tour 3d.

2. Ngarkohet për zbatimin e kësaj kërkese organizata Prospective Habitat për të dorëzuar kërkesen në tre operatorët përzgjedhes si rezultat i testimit të tregut për shërbimin e sipërpërmendur. Operatorët janë të lutur të plotësojnë ofertën e preventivit bashkëlidhur kësaj kërkese.

 

 

DREJTOR EKZEKUTIV
Dritan Papavasili

VR TECHNOLOGY

Teknologjia VR transporton vizitorët në një vend dhe kohë tjetër, duke e bërë më të lehtë kalimin nga një segment kohor në tjetrin.

Projekti dhe Studentet

Projekti synon të angazhojë kryesisht studentë të arkitekturës, të cilët do të marrin pjesë në krijimin e materialeve 3D dhe studentë të teknologjisë së informacionit për krijimin e itinerarit virtual. Ndërthurja e këtyre dy profesioneve sot ndihet tepër e domosdoshme duke parë interesin në rritje të realiteteve virtuale dhe mendojmë se ku më mirë se studentët e arkitekturës dhe IT mund të përdorin këto mjete për zhvillimin e tyre profesional, duke hapur kështu më tepër mundesi dhe duke krijuar tregje të reja pune në botën virtuale.

Turizmi

Projekti synon jo vetëm të përcjellë informacion te komuniteti dhe turistët, por edhe te nxisë kreativitetin për sa i përket qasjes ndaj zhvillimin kulturor.

Pikat e Vrojtimit

Projekti do të ketë në fokus qendrën historike të Tiranës, ku do të përfshihen ndërtimet që ndodhen në vijën e parë përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", nga Sheshi "Nënë Tereza" deri tek Stacioni Trenit. Pikat e vrojtimit përgjatë itinerarit do të përfshijnë: Universitetin Politeknik të Tiranës, Piramidën, Sheshin Skënderbej dhe disa ndërtesa të tjera që ndodhen përgjatë këtij segmenti.

Aktivitete & Workshops

Arti është konsideruar shumë i rëndësishëm, pasi ai historikisht ka qenë një mjet komunikimi, një nxitës i ndërveprimit dhe një instrument për të transmetuar zhvillimin kuturor dhe qasjen e historisë ndër vite. Ndër metodat e përdorura do të jenë prodhimi produkteve teknologjike, organizimi i workshopeve (gjë që do përfshijnë edhe ndërveprim me artistë të rinj) si ditë të hapura në fakultete, metoda të cilat do të përdoren për të arritur synimet e projektit. Produkti qe sjell projekti në fjalë do të jetë një itinerar virtual turistik me anë të teknologjisë VR. Nëpërmjet kësaj ekspozite virtuale, përdoruesit do të përjetojnë vizionin që të rinjtë kanë për qytetin e tyre, duke i dhënë ndyshimet e tij në kohë.

SESIONET INFORMUESE

U zhvillua në datën 5 gusht 2022 pranë ambjenteve të Universitetit Barleti sesioni i parë i informimit të projektit “Bulevardi virtual i Tiranës” i organizuar nga shoqata Prospective Habitat, në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar dhe në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Projekti synon të angazhojë kryesisht studentë të arkitekturës, të cilët do të marrin pjesë në krijimin e materialeve 3D dhe studentë të teknologjisë së informacionit për krijimin e itinerarit virtual të disa pikave të vrojtimit të Tiranës në tre periudha kohore “e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja” për të sjellë në një tjetër dimension kulturën, historinë dhe teknologjinë.

Në datat 8 dhe 9 gusht 2022 ishim së bashku në ambjentet e KRK-së (Kongresi Rinor Kombëtar) në seancën e dytë e të tretë informuese ku vijuam me prezantimin e projektit “Bulevardi Virtual i Tiranës” si dhe me diskutime me ekspertët mbi zhvillimin dhe pikat kyçe të projektit.
Sesionet e diskutimit si dhe mendimi i pjesëmarrësve përbëjnë një nga momentet më të rëndësishme ku do të mbështetet ky projekt.